Rizgjimi i Islamit nëpërmjet tendencave të Texhdid-it (Ripërtëritjes) dhe Islah-ut (Reformimit) në Shqipërinë post-komuniste

Autor(i)

  • Fatmir Shehu Kulliyyah of Islamic Revealed Knowledge and Human Sciences
  • Bukuri Zejno Kulliyyah of Islamic Revealed Knowledge and Human Sciences

Ključne riječi:

Texhdid (rinovim), Islah (reformim), Shqipëria, post-komunizmi, identiteti fetar

Sažetak

Ky artikull shqyrton rizgjimin e Islamit në Shqipëri nëpërmjet tendencave të Texhdid-it (ripërtëritjes, rinovimit) dhe Islah-ut (reformimit), të kryera nga Komuniteti Musliman Shqiptar dhe intelektualët muslimanë, pas rënies së sistemit komunist në vitet 1990. Studimi synon të tregojë rolin e aktiviteteve të Texhdid-it dhe Islah-ut në rivendosjen e Islamit në Shqipërinë post-komuniste. Rëndësia e këtij hulumtimi qëndron në pikat kryesore të procesit të rinovimit të Islamit në Shqipëri brenda dhjetë viteve të para pas rënies së komunizmit. Ky punim fillon me një hyrje të shkurtër mbi shqiptarët dhe identitetin e tyre fetar dhe vazhdon me diskutimin e: (1) faktorëve kryesorë që çuan në Texhdid dhe Islah në Shqipërinë post-komuniste, (2) restaurimit të institucioneve arsimore islamike dhe objekteve fetare të adhurimit, dhe (3) reformimit të intelektit, identitetit dhe përkatësisë islame. Metodat e përdorura janë metoda përshkruese dhe analitike. Analiza e këtij studimi shton njohuri të reja në literaturën ekzistuese mbi prirjet e Taxhdid-it dhe Islah-ut për rizgjimin e Islamit në Shqipëri.

Downloads

Objavljeno

2021-03-30

How to Cite

Shehu, F., & Zejno, B. (2021). Rizgjimi i Islamit nëpërmjet tendencave të Texhdid-it (Ripërtëritjes) dhe Islah-ut (Reformimit) në Shqipërinë post-komuniste. Context: Časopis Za Interdisciplinarne Studije, 6(2), 91–105. Retrieved from https://www.cns.ba/contextojs/context/article/view/26